“Më përplasën në vijat e bardha”, këngëtarja shqiptare rrëfen aksidentin e rëndë në Tiranë: Kam thyer një brinjë

schedule15:22 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:22 - 28 Nëntor, 2022

Vjollca Haxhiu ka rrëfyer së fundmi një ngjarje të rëndë me të cilën është përballur disa javë më parë në Tiranë. Këngëtarja e njohur nga Kosova tregoi se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha së bashku me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshortjen e Sabri Fejzullahut.

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë. Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua.

Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment.

Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja. /abcnews.al