TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi përplasjet brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar sjelljen e kryetarit të saj Sali Berishës si akt të “mazokizmit politik”
Minxhozi theksoi se përpjekjet e Berishës për të mobilizuar bazën për protesta kombëtare nuk po japin efektin e dëshiruar.
Sipas analistit, protesta kombëtare për datën 22 dhjetor pritet të jetë modeste dhe me pak njerëz.
“Me PD ka ndodhur një fenomen shumë negativ dhe këtu duket si mazokizëm i pastër politik kjo që dëshiron të bëjë Berisha. Ty foltorja javë për javë të ka dhënë mesazhin se shkon te 200 veta. Prapë me Adriatik Lapajn shkojnë te 250 veta.
Kjo epoka e dronëve është shumë e keqe për këtë gjë, t’i nxjerr gjërat.
Të mbledhës protesta kombëtare, kur ti e di që protesta politika kombëtare e para janë të kushtueshëm, e dyta nuk janë dhe agresive. Nëse ti dëshiron të demonstrosh pafuqinë tënde e arrin ta bësh këtë duke dalë nga aolat e politikës dhe duke dalë në shesh.
Tani unë nuk e di se kush e këshillon kaq doktorin dhe kush e shtyn. Do ta shihni protestën kombëtare të 22 dhjetorit dhe do të jetë shuajë pak fishi i kësaj që po shohim”, u shpreh ai./abcnews.al

