“Më parë ndodhnin gjëra të rënda dhe askush nuk shkonte në burg”, Minxhozi: SPAK, e vetmja gjë e re në qytet

schedule21:06 - 21 Nëntor, 2024

schedule 21:06 - 21 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në panelin e kësaj të enjte në “ Real Story” u shpreh se SPAK është e vetmja gjë e re në qytet.

Gjithashtu ai bëri dhe një paralelizëm me situatën përpara disa viteve ku theksoi se ndodhnin gjëra më të mëdha dhe askush nuk dënohej.

“Do zbres ai socialisti dhe do vini ju të PD, e vetmja gjë re në qytet është SPAK. E mirë, e keqe, difektoze, me gjysmë force, është SPAK.
Po të vëmë listën bashkë dhe të shohim çfarë ka ndodhur dhe çfarë s’ka ndodhur, kjo dhe pak sa është. Dikur s’ndodhte asgjë, askush nuk shkonte në burg, një drejtor tatimesh a ndonjë drejtor drejtorie. Nuk quhen këto, nga ana tjetër ndodhnin gjëra shumë të rënda dhe nuk ndodhte gjë. E hanin të vegjlit dhe të mëdhenjtë asnjëherë.”- u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!