Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se koronavirusi mori tre jetë, fatmirësisht një numër i vogël krahasuar me muajt e fundit të vitit që lamë pas, ku situata ishte tejet e rënduar.
Si pasojë e rritjes së testimeve, krahasuar me 24 orët e kaluara, sot kishte më shumë të infektuar që janë zbuluar nga tamponët që janë bërë. Por si paraqitet situata në spitale?
Në 24 orët e fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitale, por edhe atyre që janë futur në terapi intensive. Dje në 4 spitalet COVID ishin 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 të intubuar.
Lexo edhe: 3 humbje jete dhe 447 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Ndërkohë që sot në 4 spitalet COVID po trajtohen 295 pacientë, 9 më shumë se dje. Por ajo që bie më shumë në sy është fakti që krahasuar me dje, sot 11 pacientë kanë kaluar në terapi intensive.
Lexo edhe: COVID-19, dhjetori me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave
Të shtunën ishin 21 pacientë në terapi intensive nga të cilët 3 të intubuar, ndërsa sot janë 32 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar./ db/Abcnews.al

