Më pak se dje, sa humbën jetën nga Covid-19 në Spanjë

schedule12:01 - 28 Prill, 2020

schedule 12:01 - 28 Prill, 2020

Në Spanjë janë shënuar 301 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 331 viktima, sot janë më pak të vdekur.

Në total në Spanjë janë 23.822 viktima si pasojë e koronavirusit. Ndërsa numri i të infektuarve gjatë orëve të fundit ishte 1.308, duke e çuar në total  në 210,773.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, por të Dielën ajo raportoi numrin më të ulët të vdekjeve ditore në më shumë se një muaj .

Ndërsa kufizimet kanë filluar të lehtësohen, fëmijët nën moshën 14 vjeç u lejuan të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë  pas gjashtë javësh. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!