Më pak raste, si paraqitet situata tek Infektivi?

schedule13:11 - 6 Prill, 2020

schedule 13:11 - 6 Prill, 2020

ABC News që nga konfrimimi i të infektuarve të parë në datën 9 mars, vazhdon të ndjekë nga afër të gjitha lëvizjet pranë Spitalit Infektiv në Tiranë.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raportoi për ABC News se në këtë spital gjatë ditës së sotme nuk është parë që të vijnë pacientë të tjerë duke bërë që situata të jetë e qetë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka raportuar shifrat e reja ku është parë se numri i të infektuarve ditën e sotme ka qenë më i vogël.

Për 3 ditë me radhë janë raportuar shifra në rritje të të infektuarve në ndryshim nga dita e sotme e cila ka regjistruar 16 raste.

Ekspertët kanë informuar më herët se kjo javë në të cilën ndodhemi do të jetë vendimtarja ku do të shihet se si kanë ndikuar masat e marra nga qeveria për distancimin social.

Ditën e sotme Ministria e shëndetësisë deklaroi se janë 377 raste të konfirmuara me covid-19. Ndërkohë që janë shënuar 21 vdekje nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!