Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më pak krisma në Iran/ Protesta më të qeta natën e kaluar

schedule13:56 - 15 Janar, 2026

schedule 13:56 - 15 Janar, 2026

Tensionet brenda Iranit duket se janë në rënie, pas disa javëve protesta që lanë mijëra njerëz të vrarë.

Sipas Associated Press protestat kanë qenë më të qeta. Në Teheran, dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve se mëngjeset e fundit nuk panë shenja të zjarreve të ndezura gjatë natës, ose mbeturina në rrugë nga trazirat, siç ishte parë më parë.

Zhurma e të shtënave, e cila kishte qenë intensive për disa netë, u raportua gjithashtu se ishte reduktuar.



Këto zhvillime vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se vrasjet janë ndalur në vendin e Lindjes së Mesme. Megjithatë ai nuk e përjashtoi sërish ndërhyrjen ushtarake dhe theksoi se çdo regjim mund të rrëzohet.

Por sipas të dërguarit të Iranit në Pakistan, Trump e kishte informuar vendin se nuk kishte ndërmend të sulmonte dhe gjithashtu i kishte kërkuar Teheranit të tregonte përmbajtje.

Komentet e presidentit amëerikan erdhën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar ulën numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, më e madhja në rajon si një masë paraprake.

Hapësira ajrore e Iranit u mbyll për pothuajse të gjitha fluturimet për pesë orë gjatë natës, me disa linja ajrore që njoftuan se do të ridrejtojnë fluturimet rreth Iranit.

Protestat në Iran kanë filluar që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe regjimi I Ajatollah Khamenei ka vrarë më shumë se 2600 njerëz, ndërsa mbi 18 mijë janë arrestuar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!