Më pak kredi biznesit/ Shtohet kredidhënia për të blerë shtëpi dhe për individë

schedule15:43 - 20 Prill, 2023

schedule 15:43 - 20 Prill, 2023

Bizneset janë detyruar që të plotësojnë më shumë kushte për të marrë aprovimin për një kredi në 3 muajt e parë të këtij viti. Si pasojë e rritjes së normave të interesit dhe perceptimit të rrezikut bankat kanë qenë më të kujdeshme në aprovimin e huave për bizneset e vogla,të mesme e të mëdha. Për të ulur rrezikun e mos kthimit të kredive bankat shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset, si dhe reduktuan madhësinë e huasë akorduar bizneseve.

Kërkesa për kredi e bizneseve ishte e lartë në tremujorin e pare kryesisht për qëllime investimesh.

Por e kundërta ndodhi me kreditë për qytetarët .Sipas Bankës së Shqipërisë standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e parë të vitit
në të dyja kategoritë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore .Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar e konkurrencës në sistem bankar, toleranca më e lartë e bankave,si edhe rreziku më i ulët i perceptuar për kolateralin e kërkuar

Sipas statistikave të publikuara më herët në shkurt sistemi bankar ka shpërdarë një hua në një vlerë prej 19.2 miliardë lekësh duke pësuar një rritje me rreth 5 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dy muajt e parë të këtij viti bankat kanë dhënë 35.8 miliardë lekë financime për ekonominë. Individët kanë marrë më tepër hua dhe në krahasim me të njëjtën periduhë kredia e dhënë për qytetarët ka pësuar nëj rritje me rreth 11% ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!