Më pak gjak për talasemikët, hematologia: Pandemia uli numrin e dhuruesve

schedule15:33 - 8 Maj, 2023

schedule 15:33 - 8 Maj, 2023

Nuk e ka problem as vigonin në dorë dhe as të shohë ndërsa merr gjak.  Ky shtatë vjeçar këtë proces e ka pjesë të jetës që kur u diagnostikua me talasemi në moshën një vjeç.  E hëna ishte një ditë e mirë për të  pasi  gjeti sasinë jetike për shëndetin.  Pas pandemisë së Covid mjekët thonë se  dhurimet e gjakut  kanë rënë e shpesh pacientët gjenden në vëshirësi.

“Ka fëmijë që vuajnë këtë mungesë ose afati i marrjes së gjakut shtyhet për shkak të mungesës së gjakut apo sigurimit të atij grupi që fëmija ka. Njehesh keq sepse fëmija e vuan këtë anemi pasi ajo thellohet dhe organizmi vuan”, është shprehur hematologia, Monika Kreka.

Për të mbajtur nën kontroll hemoglobinën një person talasemik duhet të marrë gjak çdo 14 ditë ndërsa më të vegjlit një herë në tre javë.  Për të plotësuar nevojat, në ditën botërore të talasemisë, mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak.

Është pakësuar numri i dhurimit vullnetar, që duhet të jetë një akt humanitar që nuk e dëmton dhuruesin,. Aktualisht dhurimi është 10 për një mijë banorë, por duhet të jetë mbi 20 për 1000 banorë që të plotësohen nevojat për talasemik dhe për personat e tjerë ”, është shprehur më tej doktoresha.

Por mungesa e gjakut  nuk është problem i vetëm për personat talasemik. Ermela Zenelaj që vuan nga anemia mesdhetare prej  25 vitesh thotë se pagesa e kempit iu është  ulur.

 “Përveç pjesës së mungesës së gjakut ku ne nga dy flakon po marrim një flakon dhe ne duhet që të vijmë çdo 10 ditë, për momentet e transfuzionit ne bllokohemi komplet nga pjesa tjetër e jashtme. Kryesisht ne duhet që të punojmë për të nxjerrë diçka, pasi me një kemp me 70 apo 90 mijë lekë nuk mund të që paguajmë asgjë, më parë ishte 120 mijë lekë por duke qenë se ne na kanë klasifikuar me sëmundje të lehta ku sipas saj ato janë me sëmundje të moderuar jo të lehtë “, ka thënë një paciente.

Në Shqipëri rezultojnë me talasemi të paktën 500 persona. Rreth  250  pacientë, një pjesë e tyre  fëmijë, kryejnë transfuzione gjaku. E njohur dhe si anemia mesdhetare  talasemia është një sëmundje gjenetike që  trashëgohet nga dy prindër mbartës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!