Aktori i njohur amerikan, Simon Rex ka treguar se vite më parë një tabloid britanik i ka ofruar 70 mijë dollarë për të gënjyer se ka fjetur me Meghan Markle.
Ai ka treguar se nuk ka pranuar të gënjejë, ndonëse në atë kohë ka qenë keq me para. Simon këtë rrëfim e ka bërë në një intervistë me “The Guardian” dhe e ka shpërndarë së fundmi në Tëitter.
Sakaq, aktori ka shtuar se Meghan i ka nisur një letër falenderuese duke i thënë: “Është bukur të dish që ka ende njerëz të mirë”.
This is true. And I framed the thank you letter she wrote me. She has very nice penmanship btw. https://t.co/oBF1SDbhqo
— Simon Rex (@SimonRex) March 18, 2022
Kujtojmë që Markle që prej martesës me Princin Harry është në qendër të mediave ndërkombëtare, edhe në të shumtën e rasteve merr kritika të pafundme./abcnews.al