SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar avokaten me orgjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 kilometra nga brigjet e Italisë deri në Vlorë.
Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë shprehet se guximi i Eva Buzos mbetet një histori mbresëlënëse.
Ajo notoi plot 34 orë në det, ndërsa kapiteni që e shoqëronte, pas mbërritjes në Vlorë, u shpreh se Eva është “një përbindësh” , duke nxjerr në pah guximin dhe fuqinë që tregoi në këtë aventurë të guximshme.