“Me not drejt Ukrainës”, 40-vjeçari rus dënohet me 6 vite burg për tradhti ndaj kombit të tij

schedule12:45 - 6 Mars, 2023

schedule 12:45 - 6 Mars, 2023

Një 40 vjeçar nga Shën Petersburg tentoi të shkonte me not në Ukrainë për të luftuar përkrah tyre. Mediat e huaja shkruajnë se rusi tentoi të notonte nga Krimeja në portin ukrainas të Odesa-s për t’u luftuar kundër atdheut të tij.

Gjykata e Lartë e Krimesë dënoi 40-vjeçarin me gjashtë vite burg pasi e shpalli fajtor për tradhti për kalim të paligjshëm të kufirit. Burri kundërshtoi luftën në Ukrainë dhe vitin e kaluar vendosi se donte të ndihmonte forcat e armatosura atje.

Pasi kontaktoi një grup ushtarak vullnetar në Ukrainë, ai bleu busull  dhe filloi notin në gusht.

Ai ndalua nga rojet kufitare ruse pasi kishte notuar për dy ditë.

/abcnews.al