Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Tayna sapo ka publikuar projektin më të fundit muzikor. Kënga mban titullin “Qe Qe”, që sjell reperen shqiptare me një stil si latine, krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.
Për klipin, në të cilin shfaqet e kuruar deri në detaj, reperja është frymëzuar nga telenovela e famshme “Pasionet e fshehta”, gjë të cilën e ka theksuar edhe më herët me disa postime në rrjete sociale.
Një muaj më parë ajo publikoi “Bass”, një këngë e cila rezultoi mjaft e pëlqyer nga publiku dhe që numëron më shumë se 9 milion klikime në Youtube. Kujtojmë që Tayna ka firmosur edhe një kontratë me gjigandin diskografik, Sony Music.
“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkroi reperja pak kohë më parë. /abcnews.al/

