Agjensia Hapësinore Europiane ka kapur disa imazhe të një reje gjigande me ngjyrë portokalli që po afrohet drejt Oqeanit Atlantik. Reja e quajtur “Godzilla”, arriti për më pak se një muaj nga shkretëtira e Saharasë në Karaibe, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Pamjet e kapura nga satelitët Copernicus Sentinel dhe Aeolus, tregojnë renë e pluhurit të verës në “udhëtimin” e saj rreth 1.8 në 3.7 milje mbi tokë. Me një madhësi sa 40 shtete amerikane, reja përshkroi rrugën e saj prej 5 000 kilometrash, duke u përhapur më pas nëpër qiellin e SHBA-ve, nga Teksasi në Karolinën e Veriut.
E njohur ndryshe dhe me emrin ‘Shtresa e Ajrit në Sahara’, reja zakonisht formohet midis fundit të pranverës dhe fillimit të vjeshtës. Ajo krijohet çdo vit por në ndryshim nga herët e tjera ka një madhësi më të madhe dhe ka përshkruar një distancë shumë të gjatë. /abcnews.al