Me një foto, Fisnik Syla tregoi gjithçka për raportin me vajzat e Fjollës

schedule20:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:36 - 14 Qershor, 2021

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla po jetojnë prej kohësh një histori dashurie që e kurorëzuan në martesë pak muaj më parë në Maldive. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë shpeshherë momente nga përditshmëria me ndjekësit. Megjithëse Fjolla ndodhet në kërkim nga policia ajo vazhdon jetën e saj normalisht.

Së fundmi, ka qenë Fisniku i cili ka ndarë një foto të vajzës së vogël të Fjollës, ku shihet në kursin e baletit. Ai ka etiketuar në postim Alayah-n dhe Fjollën shoqëruar me një zemër të kuqe, duke treguar kështu se ka një lidhje të fortë me fëmijët e këngëtares.

Fjolla ka folur dhe më parë për raportin e mirë që partneri gëzon me vajzat e saj. “Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, ka treguar më parë Fjolla. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!