Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë muajin që lamë pas. Moderatorja dhe partneri Eduart Grishaj mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell. Por ende pa mbushur një muaj nga lindja, Arbana iu është rikthyer punës.
Së fundmi, moderatorja ka treguar se po xhiron një reklamë dhe duke qenë se Dielli është aq o vockël, Arbana e ka shumë të vështirë të ndahez nga ai. Për këtë arsye, ajo e merr me vete siç ka treguar në pozën e fundit të publikuar në Instagram.
Ajo ka publikuar një foto teksa ka pozuar me të voglin në krahë, krahas së cilës shkruan: “Si duken këto ditë përgatitjet për të xhiruar”.
Fotoja e ëmbël ka marrë vëmendjes e ndjekësve dhe miqve të saj, mes të cilëve bie në sy komenti i Olta Gixharit, e cila gjithashtu së fundmi është bërë nënë për herë të parë. “Uh paske një Diell në dorë”, ka komentuar Gixhari. /abcnews.al