Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi është kthyer tashmë në një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë.
Prej disa muajsh, ajo po përflitet për lidhjen e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj, të cilën asnjë nga dyshja nuk e ka pranuar publikisht. Megjithatë faktet kanë thënë të kundërtën, pasi çifti janë shfaqur shpeshherë së bashku.
Mirëpo, së fundmi, Aleksia është ndalur te një tjetër koment që i është bërë asaj lidhur me operacionet plastike që mund të ketë kryer.
Ajo ka vendosur që t’u përgjigjet këtyre akuzave duke publikuar në InstaStory imazhe kur ka qenë më e vogël në moshë, 14 dhe 16 vjeç dhe me ironi ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike.
“14 vjeç. Se më kish ngel merak a ju ze gjumi natën ju syshqiponjat e operacioneve plastike”, ka shkruar bukuroshja krahas fotos./abcnews.al