Më në trend se kurrë, këto sandale po “çmendin” modën

schedule14:23 - 22 Tetor, 2020

schedule 14:23 - 22 Tetor, 2020

Trendi më i ri i sandaleve po ‘zien’ rrjetin. Pavarësisht se po kryesojnë listen, sandalet Crocs kanë ngjallur pafund reagime.

Marka ka bashkëpunuar me të gjithë, nga Christopher Kane te Justin Bieber.

Ajo i ka bërë sandalet si një nga pjesët që e karakterizojnë periudhën e karantinës, por trendi i fuqishëm po vazhdon edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Edhe vajzat e famshme shumë shpesh janë parë si pjesë e trendit.

Në një kampionat varkash në 2007, Kate Middleton veshi me shoqet e saj të skuadrës sandale të kuqe.

Ndërsa, Ariana Grande u bashkua me trendin në vitin 2019, duke i kombinuar ato me një xhup të zi, i përdorur si një fustan. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!