Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me ne në BE, me ata në kënetë”, Rama në çeljen e fushatës: Shqiptarët, të mbrojnë barazinë para ligjit në 11 maj

schedule14:28 - 12 Prill, 2025

schedule 14:28 - 12 Prill, 2025

Nisi fushata zyrtare e PS në marshin elektoral të 11 majit. Pas prezantimit të drejtuesve të secilit qark dhe të kandidatëve, fjalën e mbajti kryesocialisti Rama.

“Ne nuk mund të humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sado komike të duket, kjo është e vërteta. Sot është dita dhe ky muaji i ndarë mes prillit dhe majit është koha ët nisin jo vetëm fushatën, por edhe mundimin e madh të maleve dhe fushave, përtej të majtës dhe të djathtës, matanë ndasive të vjetra. Për Shqipërinë zonjë. Sa më të bashkuar dhe sa më të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë por jo përgjithmonë sepse takimet me historinë nuk presin, duhet t;I shkojëm rrugës së hapur të fatit pa tundime dhe paragjykime. Nëse duam t’I japim fund historisë së jnë poipulli padrejtësisht të mbetur si I dorës së dytë dhe tu dorëzojmë një vend brenda BE ku të mos ketë asnjë dallim, por edhe të mos ketë asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë. Shqipëria nuk është gjëkundi njësoj nga ajo që ishte kur mroëm detyrën, përvecse në kënetën e opozitës. Shqipëria sot nuk do jetë gjëkundi me Shqipërinë 2030.

Mbase dhe këneta do të jetë tharë deri atëherë, pro këtë e ka në dorë pakica jos humica. Do të jei një vend me një tjetër poizcion dhe fuqi, si një shtet anëtar në një familje me të drejta dhe liri që sot nuk i kemi. Në atë familje liria individuale nuk do të vihet në diskutim nga ansjë qeveri sepse kush hyn në atë shtëpi nuk luan dot ‘kukamshefti’. S’ka pasuir kurrë një individ me pushtet politik që të jetë hetuar nga prokurorë të pavarur nga qeveria. Barazinë para ligjit duhet ta marr vetë në dorë cdo shqiptar dhe duhet ta mbrojë duke nisur nga 11 maji ku zgjedhja nuk është mes partive por është mes Shqiperi 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimave fluturuese.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!