Kjo e martë ka qenë shumë emocionuese në sallën e provave të Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Pas dy javëve përplasje, Mikele dhe Kristina janë pajtuar duke u përqafuar. Gjithashtu, mamaja e Kristinës dhe gjyshja e Mikeles kanë bërë paqe me njëra-tjetrën dhe kanë premtuar që pas spektaklit do të hanë një darkë.
Më tej, profesor Albi Nako ka ndarë sfida mes dy skuadrave se kush nga fëmijët do të sfidojë kë. Edhe padyshim nuk kanë munguar mendimet e ndryshme. Për shembull, mamaja e Aurorës ka shprehur dëshirën ta shoh të bijën të sfidojë Kejsin, pasi nuk kanë asnjëherë në sfidë së bashku.
Edhe padyshim Albi i ka premtuar që në javët në vijim do të ndodhë nëse do ta vazhdojnë të dyja spektaklin.
/abcnews.al