Më në fund në pranga, lushnjari i rrezikshëm izolohet në burg

schedule17:32 - 3 Korrik, 2024

schedule 17:32 - 3 Korrik, 2024

I konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend dhe në të njëjtën kohë nga më të kërkuarit gjatë viteve të fundit Laert Haxhiu  tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare. Ai u ndalua në Greqi në maj të vitit të kaluar, pasi ishte në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2016-të në qytetin e Lushnjës për të cilën ishte dënuar me 18 vite burg.

Bëhet fjalë për plagosjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares i njohur edhe si kreu i bandës së Lushnjës. Sipas hetimeve, konflikti mes Laert Haxhiut dhe Xhulio Shkurtit kishte për bazë hakmarrjen mes grupeve rivale që operonin në qytetin e Lushnjës. Ndërsa në  12 tetor 2017, Haxhiu u përfshi në atë që njihet si masakra e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe u plagosën 2 të tjerë. Edhe në këtë ngjarje, sipas Prokurorisë objektivi ishte të vritej Xhulio Shkurtit, rivali i Laert Haxhiut.

Për këtë ngjarje, gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli, dënuan me burgim të përjetshëm bashkëpunëtorët e tij, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Ndërsa në muajin prill, gjykata e posaçme e dënoi në mungesë burgim të përjetshëm edhe Laet Hxhiun si personin kryesor në lidhje me atentatin ku mbetën 2 të vrarë e dy të plagosur.

Në kohën që Haxhiu mbahej I arrestuar në Greqi, në vendin tonë u arrestuan disa persona mes të cilëve edhe Artan Tafani që tregoi se kishte bashkëpuanur me 32-vjeçarin për të kryer të paktën 6 vrasje si dhe disa atentate. Hetimet nisën nga Prokuroria e Elbasanit dhe më pas u trasferuan në prokurorinë e posaçme. Kjo e fundit zbuloi edhe anetarë të tjerë të dyshuar të grupit, si edhe dokumentoi 17 ngjarje të rënda kriminale që janë kryer midis viteve 2018-2021.

Po kështu prokuroria e Fierit ka dyshime se Laert Haxhiu është I përfshirë edhe në vrasjen e Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2019-të në qytetin e Lushnjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!