Megjithëse ishte konfirmuar prej javësh, Memphis Depay është bërë vetëm sot zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Sulmuesi holandez firmosi sot kontratën deri në verën e vitit 2023 dhe tha fjalët e para si lojtari më i ri i Barcelonës.
“Është nder të jem këtu, ëndërr e realizuar. Faleminderit presidentit Laporta për përpjekjen për të më sjellë këtu, më në fund jam te Barça. Të gjithë e dinë rëndësinë e këtij klubi dhe pasionin për futbollin këtu.
Barcelona është klub i madh, që ka pasur ndikim të madh te unë dhe tashmë në moshën 27-vjeçare e arrij këtë ëndërr. Dua aq shumë të luaj në një “Camp Nou” plot.
Ka ardhur koha të zbres në fushë dhe të demonstroj para tifozëve cilësitë e mia. Falenderoj Koeman për besimin e tij. Ai e di sa i lumtur jam që kam ardhur te Barça. Mezi pres të nis punën”, tha ndër të tjera Memphis. /abcnews.al