Më në fund lirohet vendi për të, zbulohet shoku i Hamilton në sezonin e ri

schedule21:19 - 7 Shtator, 2021

schedule 21:19 - 7 Shtator, 2021

Pas tre viteve të kaluar tek skuadra Williams, George Russell bën kapërcimin e duhur në karrierë, duke u bashkuar me Leëis Hamilton tek Mercedes në sezonin e ardhshëm. Piloti 23 vjeçar ka firmosur një kontratë shumëvjeçare dhe zë vendin e Valtteri Bottas, që sapo është zyrtarizuar si pilot i ri i Alfa Romeos.

Kampioni i Europës në Formula 3 në 2017 dhe kampion i Formula 2 në 2018, Russell ka qënë pjesë e pilotëve të rinj të skuadrës gjermane katër vite më parë dhe ka ngarë edhe më parë një Mercedes në Formula 1.

 

“Është një ditë speciale për mua nga ana personale dhe profesionale. Jam shumë i lumtur që u transferova te Mercedes, është një hap shumë I madh në karrierën time. Dua të falenderoj shokët e skuadrës dhe miqtë tek Williams. Ishte një nder për mua që të garoja nën emrin e Ëilliams në Formula 1.”-ka deklaruar Russel.

“Sipas meje, shoku im i skuadrës është padyshim piloti më i mirë i të gjitha kohërave. E kam admiruar Hamiltonin që kur ka nisur karrierën e tij dhe besoj se do të më ndihmojë shumë që të rritem në karrierë. Tashmë do të fokusohem tek gara e radhës dhe për skuadrën e re do të mendoj vetëm në 2022”-ka përfunduar piloti më i ri i Mercedesit. /abcnews.al