Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Më në fund, Kim Kardashian dhe Kanye West arrijnë marrëveshjen për divorc

schedule08:52 - 30 Nëntor, 2022

schedule 08:52 - 30 Nëntor, 2022

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur më në fund një marrëveshje divorci. Lajmin e ka bërë  të ditur një burim me njohuri për CNN.

Sipas marrëveshjes, një draft i së cilës u sigurua nga CNN, Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West, i cili vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, dhe ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Kardashian bëri kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021, duke përmendur dallime të papajtueshme.



Çifti u martua në një martesë luksoze në Itali në vitin 2014. Ndërsa, në mars të vitit 2022, Kardashian u shpall ligjërisht beqare pasi iu dha një kërkesë për të ndryshuar statusin e saj martesor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!