“Më mungon vëllai im”, djali i Thaçit reagon pas deklaratave të Ramës në Kukës

schedule19:48 - 18 Prill, 2021

schedule 19:48 - 18 Prill, 2021

Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Kukësit ka ardhur edhe reagimi i djalit të ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi. Në një postim në mediat sociale, Endrit Thaçi falenderon kryeministrin Rama për fjalët ndërsa shprehet se edhe i ati i dërgon të fala.

Postimi: “Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”.

Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit të Kukësit përmendi edhe Hashim Thaçin që aktualisht është në Hagë. Rama tha se i mungon vëllai i tij, të cilin e cilësoi si një prej shqiptarëve më të mëdhenj.

 

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj.Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”. sb/abcnews.al/