Me Mourinhon jo vetvetja, zbulohet dëshira e Delle Alli

schedule21:16 - 19 Janar, 2021

schedule 21:16 - 19 Janar, 2021

Delle Alli që nga ardhja e Jose Mourinho në krye të Tottenham nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe tashmë është shndërruar në një lojtar stoli.

Në Angli raportojnë se kjo situatë nuk i pëlqen aspak anglezit dhe ai i ka shprehur dëshirën klubit të kalojë në Francë te PSG. Këta të fundit nga ana tjetër janë të interesuar për blerjen e tij.

 

Në krye të francezëve është Mauricio Pochettino, trajneri me të cilin Dele Alli shkëlqeu më së shumti dhe e vendosi veten mes mesfushorëve më të mirë në botë.

Nga ana tjetër anglezi ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Tottenham dhe klubi londinez ka treguar se është shumë i vështirë në negociata për të shitur. PSG nuk do e ketë të lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!