Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj sot feston ditëlindjen. Artisti ka marrë shumë urime, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është i motrës se tij, Beatrix Ramosaj. Kjo e fundit ka postuar një video nga momenti kur ai e surprizoi gjatë lojës në “Big Brother VIP”.
Krahas videos në Instagram, Trixa ka shkruar edhe disa fjalë shumë të ëmbla, të cilat çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte nga vëllai.
“Gëzuar ditëlindjen për vëllain tim. Falënderoj Zotin çdo ditë që të ka sjellë në jetën time. Mbreti im, heroi im, gjithçka e imja”, ka shkruar Beatrix./abcnews.al