Klubi i Dinamos është shitur dhe presidenti më i ri i bluve, do të jetë Marco Pontrelli. Italiani është zyrtarizuar sot si presidenti më i ri i 18 herë kampionëve të Shqipërisë dhe pak çaste më parë, pati edhe një njoftim zyrtar nga klubi kryeqytetas.
Njoftimi i FK Dinamos:
“Zyrtare: FK Dinamo ka kënaqësinë të komunikojë se prej pasdites së sotme, Marco Pontrelli është presidenti i ri i 18 herë kampionëve të Shqipërisë! Një faqe e re pritet të nisë në historinë e klubit Blu!
Ju urojmë suksese në detyrën e re z. President!”/abcnews.al