Ish agjenti i CIA, shqiptari nga Kosova, Blerim Skoro deklaroi se në Pakistan arriti të depërtonte brenda Al Qaeda-s dhe takoi disa nga njerëzit kryesore të grupit terrorist.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Skoro u shpreh se ishte i bindur se Bin Landen, i cili akuzohej nga SHBA si përgjegjësi kryesor për sulmin e 11 shtatorit 2001, ishte gjallë.
Skoro shtoi se me CIA-n komunikonte përmes një website, duke përdorur kompjuterin. Në Pakistan, Skoro njihej me nofkat ABU dhe SAL.
“Detaje mund të jap shumë. Nuk e kam parë asnjëherë. Kam qenë afër shumë, kam takuar njeriun më të madh që ka qenë me nofkën, lider i Al Kaedës në Paksitan, Beytullah Mesut. Është njeriu më i afërt që kam takuar, Abu Mohammed al-Masri. Këta janë dy personat që i kam takuar, kur kam dhënë betimin te Al Qaeda. Njerëzit në rrethin shumë të ngushtë me Al Qaedën. Një prej rasteve interesant, ka qenë një rast kur unë isha në stërvitje në kampin e Al Kaedës, dola disa ditë në Pakistan, na dhanë këshillë që me një vend të Pakistanit të mos qarkulloj, se ata e kishin target atë vend, qarkullonin të huaj. Unë e di me fakte se kanë qenë të CIA-s, të kesh kujdes, ma thanë këtë. Ma dhanë këtë in formacion. E ndava këtë me CIA-n. Ishte e vështirë, kisha komunikim të rrezikshëm, por ishte i sofistikuar. Kam komunikuar përmes kompjuterit, edhe vetë CIA nuk e ka ditur. Ka pasur raste kur kam thirrur bashkëshorten, CIA nuk e ka ditur kurrë, deri në momentin kur u bë ky gabim, e kuptuan që bashkëshortja e ka ditur. Unë kam pasur komunikim përmes website. Komunikoja me ta, kam pasur pseudonim gjatë komunikimit. Njërin pseudonim e kam pasur Abu, në CIA dhe tjetra Sal, dy pseudonime i kam pasur dhe diku rreth 8 pasaporta të huaja. Puna e dokumenteve, CIA më ka ndihmuar të udhëtoj që t’i bëj dokumente.
Udhëtimi im ka qenë prej zgjuarsisë sime. Unë, kur e shkrova kontratën, interesi më i madh ishte, që nuk ishte ide e CIA që ishte Bin Laden ishte gjallë apo vdekur. Aty ishte ajo, interesi më i madh i Amerikës, që si unë do depërtoj, do arrij sukses me zgjuarsinë time. Isha 100 përqind që ishte gjallë. E ndava këtë informacion. Aty në Paksitan flitej. Përveç gjuhës shqipe, zotëroj 5 gjuhë të huaja. Gjuhën arabe e kam mësuar për 4-5 muaj. Kam mësuar Kuranin. Kur isha në burg, mësova 450 libra. Kam marrë 13 diploma gjatë kohës në burg”, theksoi ai./abcnews.al