“Më mirë ta shisnim Messin në verë”, deklarata e fortë e kreut të Barçës

schedule14:36 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 14:36 - 3 Dhjetor, 2020

Barcelona është në krizë të thellë financiare për shkak të Covid-19 dhe menaxhimit jo të mirë të bërë nga presidenca Bartomeu. Ky i fundit dha dorëheqjen në fillim të këtij sezoni dhe vendin e tij e zuri përkohësisht, Carles Tusquests, biznesmen dhe bankier i njohur në Spanjë.

 

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për Rac 1, ku tregon se lojtarët nuk do marrin pagat dhe bonuset në janar si dhe në lidhje me Messin ai dha një deklaratë të fortë. Sipas Tusquets në këtë krizë financiare Messi do ishte më mirë të shitej, sesa të largohej me parametra zero.

“Shkurtimi i pagës do të korrespondojë në 4-5% të buxhetit tonë në katër vitet e ardhshme. Në janar lojtarët nuk do të marrin pagën, ne e kemi shtyrë këtë shpenzim si dhe shpërblimet e lidhura me titujt e fituar nga ekipi. Duke vepruar kështu ne kemi shpërndarë 170 milion euro, që do paguhen në katër sezonet e ardhshme.

Situata ekonomike e klubit mund të ishte menaxhuar më mirë. Në nivel financiar, për shembull, unë do ta shisja Messin këtë verë. Ekonomikisht do të ishte një zgjidhje e dëshirueshme. La Liga po bën kufizime për pagat dhe shitja e Leos me siguri do të kishte ndihmuar.

Neymar? Nëse vjen falas, mund ta pwrballojmw ekonomikisht, por nëse nuk shet, nuk ke para për të blerw. Në këtë moment do të ishte e papërballueshme, nëse presidenti i ardhshëm nuk ka një mrekulli në duart e tij”, u shpreh Tusquets. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!