Më mirë si aktor apo regjisor? Herion Mustafaraj: Të bësh filma kushton më shumë

schedule11:14 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:14 - 28 Qershor, 2023

Herion Mustafaraj ka prezantuar për herë të parë filmin e tij si regjisor.

I ftuar në “ABC-në e Mëngjesit”, ai ka dhënë detaje në lidhje me filmin e tij të parë “The Shot”/ Çkrepja”, ku shprehet se është një nismë që ai e ndërmori për të shpalosur me detaje atë që ai kishte vërtet të ideuar në kokë, se nëse do e shkruante skenarin dhe do ja jepte një regjisori tjetër mund të ndryshonte ajo që ai vërtet donte të shpaloste.

Aktori ndër të tjera thekson se hapat për të provuar të bëjë regji I ka marrë kur ka jetuar dhe punuar jashtë pasi atje nuk kishte turp dhe e kishte më të lehtë të merrej më nisma të tilla, ndërsa kur punonte në Shqipëri kjo mundësi ishte më e zbehtë.

Kur je para kamerave ke dhe kohë që të jesh pas kamerave kur pret që të vijnë radha dhe aty kërkon që të mësosh se ku është drita si funksionon dhe aty ndihesh që duhet të mesosh detaje në lidhje me këtë. E vërteta është se produksionit si në televizion dhe në kinema është shumë më e madhe se protagonizmi. Tema të cilën ti je protagonist ka një grup që e prezanto te publiku.

Në vendin tonë dhe kur isha i ri nuk të shiko njeri se mund të bëje regji dhe jashtë unë jam marrë me produksion dhe kam luajtur në film, por nuk është se kam bërë regji për punët e mia. Nëse e kenë dorë timonin sado që e ke shkruar ti është regjisori që ideja që ti kenë kokë të dalë ndryshe dhe në fund vendosa që këtë ide që kisha ta vendosja në zbatim. Te filmi nuk jam vetëm regjisor por edhe producent vetë që do të thotë që ti ta lidhësh çdo gjë bashkë, të jesh përgjegjës për çdo lloj objekti, për buxhetin të mbash përgjegjësinë është një shprehje “Filmi i Mirë ka shumë nëna dhe Baballarë ndërsa filmi i keq është jetim i mbetet vetëm regjisorit””, ka thënë regjisori.

Ai gjithashtu ka dhënë detaje në lidhje me titullin e filmit ku thekson faktin se është një fjalë dialektore dhe ato që janë nga jugu e kuptojnë shumë mirë domethënien.

Shumë njerëz kur e shikojnë titullin thonë mos është gabim por ajo është një frazë në dialekt dhe në këtë rast kjo ngjarje ndodh në jug dhe kush e kupton e kupton kush nuk e kupton do e shpjegoj unë”, është shprehur Mustafaraj.

Mustafaraj ka treguar me detaje ka treguar dhe në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me aktorët që kanë qenë pjesë e këtij filmi.

Duke pasur në mend ato që pritej ja kam arrit, por është e pamundur q ëtë kënaqesh është njëlloj si fëmija, që për ty ai është gjeni dhe ti mundohesh që ta rregullosh, dhe për një regjisor është që ta mbrojë filmin dhe punën e bërë dhe me kalimin e kohës shpresh gjen dhe gjëra për ti rregulluar. Por tashmë besoj se e kam mbyll këtë faze”, ka thënë regjisori.

Ai në intervistën e tij ka ndarë edhe mom,ente nga puna e tij në Amerikë ku shprehet se fëmijët me aftësi ndryshe vërtet janë ndryshe dhe janë më të fokusuar në një gjë në ndryshim nga fëmijët e tjerë.

Në Amerikë unë kam punuar me shumë lloje fëmijësh, dhe atje kishim një shkollë të vogël muzike dhe përpiqeshim që të mbanin bashkë fëmijët, jam mahnitur sesi fëmijët me aftësi ndryshe janë vërtet ndryshe nga të tjerët dhe opërkushtohen totalisht dhe kur u prezantova në fillim duken të ftohtë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!