“Me Messin s’është çështje parash, ai dëshiron të qëndrojë”, Laporta i vë vulën

schedule16:37 - 1 Qershor, 2021

schedule 16:37 - 1 Qershor, 2021

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën përfundon në fund të muajit dhe pas kësaj ende nuk është mësuar se me cilin klub “Pleshti” do vazhdojë karrierën e tij. Duke parë lëvizjet dhe deklaratat e fundit, duket se Barcelona do vazhdojë të jetë shtëpia e tij.

Sot në prezantimin e Eric Garcias, presidenti Joan Laporta u pyet në lidhje me Messin dhe deklaroi se argjentinasi dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe se Barcelona është gati të plotësojë dëshirat e tij. Laporta thekson sërish se Messi-Barcelona nuk është çështje parash.

“Messi? Siç e thamë dje me Agueron, të gjithë duan të luajnë me të. Nuk është çështje parash për Leon. Ne gjithashtu i dimë mundësitë që kemi për të ofruar për të. Ai është në një periudhë reflektimi. Messi kërkon një ekip konkurrues që të luftojë për tituj të mëdhenj.

Ne e dimë se ai dëshiron të qëndrojë. Jemi përgatitur për rinovimin e Messit. Do ishte mirë të rinovonim shpejt sepse qëndrimi i Messit do na ndihmonte të ndërtonim më mirë ekipin. Marrëdhënia mes nesh është shumë e mirë dhe ka dëshirë nga të dy palët”, tha Laporta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!