Një burrë rreth 65 vjeç ka lënë ditën e sotme Infektivin në Tiranë për t’u dërguar me autoambulancë në drejtim të spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.
Në momentin që është nxjerrë nga ambientet e spitalit ai ka përshëndetur me dorë familjarët që ndodheshin aty pranë duke e shoqëruar me sy.
Burri ishte i vendosur në oksigjen dhe në gjendje të qendrueshme shëndetësore.
Deri ditën e sotme numërohen rreth 60 persona me koronavirus që trajtohen ende në spital, ku vetëm një pjesë e vogël e tyre janë në terapi intensive. /abcnews.al