Gigi Hadid dhe Leonard DiCaprio u panë të dy duke u larguar nga hoteli luksoz Hotel Le Royal Monceau në Paris të enjten mes thashethemeve se janë në një lidhje.
Modelja, 27 vjeçe, e cila ndodhet në Paris për Javën e Modës, mbërriti në hotelin në orën 22:00 para se Leo, 47 vjeç, të shihej duke u larguar në orët e para.
Në fotot e marra nga TMZ, Gigi u shfaq me një bluzë të bardhë të prerë dhe pantallona të gjera alabastri. Ajo e kompletoi look-un me një triko ngjyrë kafe dhe i lidhi lartë në një topuz fijet e saj bionde.
Më vonë, aktori i Wolf of Wall Street u largua ndërsa u përpoq të mos dallohej. Ai u pa i veshur me një xhaketë të zezë dhe pantallona të ngjashme./abcnews.al