Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë mbërritur në Windsor Castle, nga ku do të përcillet në banesën e fundit, Princi Philip.
Princi William dhe Kate Middleton janë fotografuar në makinë. Duka kishte veshur kostum, ndërsa Kate një fustan të zi , kapelë të zezë dhe perla të bardha në qafë, ndërkohë që të dy kishin dhe maskat mbrojtëse ngjyrë të zezë.
Kujtojmë që sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i Dukës së Edinbugut i cili vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Në varrim do të marrin pjesë vetëm 30 veta, anëtarë të familjes mbretërore dhe miq të ngushtë të familjes./e.b-abcnews.al