Me lot në sy, aktorja e famshme jep mesazhin për racizmin: Jam italiane, por ngjyra e lëkurës sime është problem

schedule12:07 - 3 Shkurt, 2022

schedule 12:07 - 3 Shkurt, 2022

Aktorja italiane Lorena Cesarini mbajti një monolog emocionues kundër racizmit nga skena e Festivalit të Muzikës Sanremo të Italisë, të cilin ajo e drejtoi bashkë me prezantuesin Amadeus të mërkurën mbrëma. E lindur në Dakar nga një nënë senegaleze dhe një baba italian, Cesarini u rrit në Romë dhe thotë se është shumë krenare që është italiane.

Megjithatë, pas konfirmimit si një nga pesë bashkë-prezantueset e Sanremos, ajo është përballur me fyerje dhe komente raciste në rrjete sociale, duke mos u konsideruar italiane për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj. Ajo shpërthen në lot pasi lexon një fragment nga libri “Racizmi i shpjegohet vajzës sime” nga shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun.

“Në moshën 34 vjeçare zbuloj se nuk është e vërtetë që jam një vajzë italiane si shumë të tjera, jam e zezë, deri më sot askush në shkollë, në universitet, në punë, në tramvaj nuk e ka ndjerë nevojën të ma thotë, por tani me sa duket për disa njerëz ngjyra e lëkurës është një problem, deri në pikën që ata donin t’i bënin të ditur të gjithëve.“, thotë aktorja.

© ANSA

“Nuk jam këtu për t’ju dhënë një mësim, as nuk do të mundja“, nënvizon mes lotësh ajo e cila më pas lexon një fragment nga libri “Merième, 10 vjeçe, pyet babanë e saj “Baba, çfarë është racizmi? ” Dhe ai përgjigjet: “Ndër gjërat që ekzistojnë në botë, racizmi shpërndahet më së miri.

Është një sjellje e zakonshme për të gjitha shoqëritë, aq sa bëhet, mjerisht, banale. Ai konsiston në shfaqjen e mosbesimit dhe më pas përbuzjes ndaj njerëzve që kanë karakteristika fizike dhe kulturore të ndryshme nga tonat”. Prandaj Merième i thotë: “Prandaj, nëse është kaq e përhapur, mund të jem edhe unë racist?

E bija e pyet nëse racistët mund të shërohen dhe ai thotë “Shërimi varet nga ata, nëse ata janë në gjendje të pyesin veten apo jo, sepse kur dikush arrin të dalë nga kontradiktat e tij, ai shkon drejt lirisë”. Prandaj, gjëja më e rëndësishme për mua është liria, liria nga fyerjet dhe gjykimet, dhe shpresoj, si Merième, që kurrë nuk do ta humbas këtë kuriozitet, sepse është ajo që më bën të lirë, më të pjekur se shumë të rritur të tjerë”. 

/abcnews.al