Me lot në sy, Adele jep lajmin e hidhur

schedule14:09 - 21 Janar, 2022

schedule 14:09 - 21 Janar, 2022

Adele ka njoftuar se do të shtyjë koncertet e saj në Las Vegas që do të fillonin të premten pasi një pjesë e stafit ka rezultuar pozitiv me virus dhe pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e turneut. Këngëtarja britanike u shfaq me lot në sy dhe iu kërkoi falje fansave për vendimin e marrë.

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për të nisur në kohë. Dhe që ajo të jetë mjaft e mirë për ju por ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat prej Covid-19. Gjysma e ekipit tim është prekur nga virusi, ata janë ende dhe është e pamundur të përfundosh shfaqjen.” tha Adele e përlotur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

Ajo premtoi se datat do të riplanifikohen. Adele publikoi albumin e saj të katërt “30” në fillim të nëntorit dhe shfaqja në Las Vegas do të fillonte në The Colosseum në Caesars Palace Hotel më 21 janar. /abcnews.al