Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar këtë të dielë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të bëra në ceremoninë e prezantimit të njësisë “Forcat e Ligjit”.
Paloka në reagimin e tij ironizon se krimi në këto 7 vitet e fundit ka kapur majat e shtetit, pasi policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet.
Ndër të tjera përmes një postimi në Facebook ai shkruan se tashmë as Lleshi dhe as Rama nuk munden më të mashtrojnë dhe të trembin më njeri pasi kanë mbaruar vetë në të gjithë anët.
https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2329497444014895/
Postimi i plotë:
“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi krimineleve.
“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…
Dy idiote, që trajtojnë shqiptaret si idiote…
Pra ne duhet te besojmë qe krimi ne Shqipëri paska mbërritur ne këtë pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma këtë Aktin Normativ për te cilin ka shtate vjet qe punon…!
Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!
Megjithatë, kane bere ç’kanë bere deri tani (ndonjë vrasje te vogël, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonjë grabitje kalimtare…) deri nesër kanë kohë të pendohen e te tërhiqen…fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke të gjata.
Nuk do te falen vetëm ata kriminele e banda qe gjate kësaj kohe mund te kenë shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshtë e lartë se nuk blejnë e nuk vjedhin me vota për “rilindjen” dhe Ramën. Ata bëjnë mirë të largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhë vështrimin e tij me syrin e keq …
O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!/abcnews.al