“Më liro vendin për të shitur”, sherr te kisha e Laçit, një person përfundon në spital

schedule18:31 - 11 Qershor, 2022

schedule 18:31 - 11 Qershor, 2022

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme te kisha e Laçit.

Pas një konflikti të çastit është plagosur me thikë 52 vjeçari Arben Margjini i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim të specializuar.

52 vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Konflikti me thika dyshohet se ka nisur për vend shitjeje ndërmjet disa personave dhe të plagosurit.

Pretendohet se ata do krijonin vende për shitje për ditën e nesërme që fillon dhe pelegrinazhi.

Policia po heton ngjarjen.

/abcnews.al