Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me Letoninë, ndeshje e vështirë”/ Sylvinho: Vendimi i Bajramit? Zgjodhi Zvicrën, është diçka që ndodh

schedule17:18 - 3 Shtator, 2025

schedule 17:18 - 3 Shtator, 2025

Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se ndeshja ndaj Letonisë do të jetë e vështirë.

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, Sylvinho u shpreh se Adrian Bajrami bëri zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Zvicrën dhe shtoi se kjo është diçka që ndodh.

“Sa i përket ndeshjes, është ndeshje shumë e rëndësishme, Letonia është skuadër e vështirë, e organizuar. Kemi vuajtur si skuadër, duke nisur që nga minutat e para. Jemi duke u përgatitur. Duhet të kesh edhe opsione të mira, mund të kalojmë te lista e dytë e kombëtares. Sa i përket situatës me Adrian Bajramin, kemi plotësuar listat deri në 17 gusht, por nuk kemi pasur përgjigje. Dikush nga federata më tha se Adrian Bajrami ka zgjedhur përfaqësuesen e Zvicrës. Kam folur me të. I uroj gjithë të mirat dhe fat lojtarit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!