Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me lëndë narkotike me vete, kapet “mat” 31 vjeçari në Kakavijë

schedule09:57 - 23 Prill, 2023

schedule 09:57 - 23 Prill, 2023

Një 31 vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë së Kakavijës pasi është kapur me kanabis në çantë.

Sipas policisë mësohet se Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Tentoi të kalonte kufirin me Greqinë, duke patur në çantë, lëndë narkotike kanabis, Policia Kufitare arreston në flagrancë 31-vjeçarin nga Kosova.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në dalje të RSh-së, kanë goditur një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!