Në ditën e dytë të protestës në Tiranë para kryeministrisë të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët, të cilët kanë dhënë mesazhin e tyre për politikën shqiptare.
Me lejoni të jetoj në vendin tim’ shkruhej në pankartën që mbante në duar një vajzë e vogël.
Kujtojmë që kjo është dita e dytë e protestës që po organizohet në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ndërkohë që protesta po zhvillohen në të gjithë vendin.