“Me lejen e Nikos a mund të flas”, plas keq mes Mirandës dhe Nikos

schedule22:46 - 7 Maj, 2021

schedule 22:46 - 7 Maj, 2021

Shpesh herë kemi parë që anëtarët e përhershëm të jurisë nuk kanë rënë dakord mes njëri-tjetrit duke qenë se dhe moda e stili janë subjektive. Në këtë puntatë Niko dhe Miranda kanë pasur një përplasje tjetër të vogël, por jo detyrimisht mes tyre, me një konkurente, Kristinën.

Niko Komani ka ndërhyrë gjatë kohës së komenteve të Miranda Dupit për konkurenten, por vetëm për t’i thënë konkurentes që duhet ta dëgjojë jurinë dhe t’i respektojë ata. Me të drejtë pasi konkurrentja po shfajësonte zgjedhjen për veshjen e saj pas çdo komenti nga Miranda, gjë të cilën Niko nuk e toleron në këtë fazë të garës.

Pasi ata personazhe kanë një arsye pse ndodhen në pozicionin ku janë , si juri dhe si të tillë duhet t’ i merren kritikat në mënyrë konstruktive. Pasi Niko ka shprehur mendimin e tij, Miranda i është drejtuar “me lejen e Nikos, a mund të flas”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!