Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit Kurti, presidenti serb Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropianë Borrell dhe Lajçak, ku u pranua nga të dyja palët projekti i BE edhe pse nuk u firmos ende.
Sipas tij Albin Kurti po kthehet nga takimi në Bruksel plot hipokrizi, mashtrim dhe tradhti.
“Ja ku e solli Kosovën ky njeri”, shkruan ndër të tjera Selmanaj.
Reagimi i plotë:
Me Albin Kurtin Kryeministër:
Zajednica – KALON
Statusi special i kishave – KALON
Njohja Reciproke – NUK KALON
Zbardhja e fatit të të pagjeturve – NUK KALON
Kërkim falja – NUK KALON
Dëmshpërblimi – NUK KALON
Ja ku e solli Kosovën ky njeri!.
Plotë hipokrizi, mashtrim e tradhti.r.t/abcnews.al

