“Me Kroacinë është ndeshja e jetës”, Kokona ‘live’ nga Hamburgu: Nuk duhet të jemi entuzistë, të përqendrohemi te loja

schedule13:36 - 19 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 19 Qershor, 2024

Përfaqësuesi i FSHF-së, Dritan Kokona e ka konsideruar ndeshjen e Shqipërisë përballë Kroacisë këtë të mërkurë në orën 15:00 si ndeshjen e jetës.

Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, ai tha se nuk duhet të kemi entuziastë, por duhet të përqendrohemi te ndeshja.

Sakaq, Kokona ka theksuar se tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë festuar të bashkuar përpara se të filloi përballja në Hamburg.

“Si nga tifozeria jonë dhe nga krahu i tifozerisë kroate, ajo që do ta quaja festë ka nisur që dje në rrugët e Hamburgut, në lagjet e tij, ka qene një festë gati Ballkanike dhe shumë interesante. Janë bashkuar bashkë tifozët shqiptarë dhe kroatë, që i shkon një eventi të tillë siç kampionati europian.

Ne duhet të shikojmë punën, duhet të përqendrohemi te ajo pjesë e punës sonë dhe me të njëjtin ritëm është dhe skuadra. Djemtë ishin shumë të koncetruar gjatë stërvitjes te ajo që trajneri Silvinjoi i kërkoi, mendoj se ata do të luajnë sot atë që do ta quaja pa frikë ndeshjen e jetës, sepse kjo ndeshje përcakton shumë në ecurinë tonë, pas humbjes që patëm në ndeshjen e parë me Italinë. Gjithsesi, unë mendoj që pavarësisht parashikimit apo rezultatit, Kombëtarja duhet të dali me fitoren e vetë këtë elimininatore, duhet të arrijë vlerat që arriti, në qoftë se do të arrijë këtë, çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë”, u shpreh ai.

Më tej, Kokona ka shtuar se Kroacia po kërkon të njëjtën gjë si kombëtarja jonë dhe ajo është fitorja.

“I gjithë europiani është i vështirë, për më tepër grupi jonë është grupi i ferrit dhe nuk lejohen gabimet, të treja janë skuadra të mëdha. Duhet përmendur që Kroacia është vendi që doli në katërshen e skuadrave më të mira të botës, ka prodhuar gjithë jetën futboll, edhe ata janë si ne të plagosur, kanë humbur ndeshjen me Spanjën dhe ata e kanë me detyrim. Duhet të kemi shumë kujdes janë të gjithë lojëtarë me eksperiencë, por unë mendoj që ne duhet të kemi shancet tona, pasi nuk kemi kohë për të humbur”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!