Një trafikant, i cili po transportonte 1 kg kokainë, është plagosur nga policia gjatë operacionit për kapjen e tij në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë.
Në momentin e ndalimit, Enea Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Mësohet se nuk ka probleme për jetën.
Si pasojë e përplasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme serioze te oficeret.
Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Policia dhe Prokuroria po kryejnë veprimet./abcnews.al