Policia ka dhënë detaje nga aksioni antidrogë në Lezhë ku u arrestua një i ri që lëvizte me kokainë në makinë. Siç njofton policia pasi ka marrë informacion se po lëvizte me automjet nga Miloti, në drejtim të Lezhës, një person që posedonte lëndë narkotike kokainë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip ” BMW”.
Shoferi 27 vjeçar banues në Milot, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Më pas policia e ka arrestuar dhe gjatë kontrollit në makinë i ka gjetur kokainë gati për shitje.
Lexo edhe: Të shtëna në autostradë, aksion si nëpër filma, policia bllokon makinën plotë me kanabis në Lezhë
“Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.