Me këto pesë ushqime, do të shpëtoni nga gërhitja

schedule20:23 - 2 Nëntor, 2022

schedule 20:23 - 2 Nëntor, 2022

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të kthehet në një problem dhe për njerëzit përreth jush. Megjithatë, ka disa metoda natyrale që ju shpëtojnë nga gërhitja. Këto pesë ushqime do t’ju vijnë në ndihmë:

Mjalti

Mjalti ka veti inflamatore që ndihmojnë në lirimin e rrugëve të fymëmarrjes. Mjalti funksionon si kurë natyrale që çliron dhe relakson fytin. Mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, një lugë çaji para gjumit, në ushqime apo me çaj.

Vaj Ulliri

Konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri çdo natë përpara se të flini. Ky vaj lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen.

Qepa

Qepët kanë veti anti inflamatore, që ndihmojnë në lirimin e hundëve te personat që vuajnë nga alergjia dhe ftohja. Kur hunda dhe fyti janë të pastër, do të merrni frymë lirisht pa gërhitur.

Hudhra

Dhe hudhra funksionon si antibiotik çlirues për hundën dhe fytin. Mund ta shtoni në gabimet tuaja.

Çaji

Çajrat, çfarëdo lloji, do t’ju ndihmonjë në reduktimin e gërhitjes. Ekspertët rekomandojnë specifikisht çajin e hithrës por mund të përdorni dhe çaj menteje, jeshil. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!