Me këtë truk të thjeshtë, sytë nuk do t’ju lotojnë kur të grini qepën

schedule12:45 - 5 Shkurt, 2023

schedule 12:45 - 5 Shkurt, 2023

Duke qenë se qepët janë pjesë e pazëvendësueshme e kuzhinës së shtëpisë sonë, i hasim thuajse çdo ditë, sepse qepa është baza për pothuajse të gjitha pjatat. Prerja e qepëve mund të jetë e pakëndshme për shkak të djegies së syve, por ekziston një truk që do t’ju ndihmojë me këtë problematikë.

Domethënë, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një pecetë të lagur në dërrasën ku do të prisni qepën. Peceta e lagur tërheq lëndën kimike nga qepa. Në këtë mënyrë, ajo substancë qëndron në dërrasën tuaj prerëse dhe ju nuk do të lotoni ndërsa përgatisni pjatën tuaj të preferuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!