Me këtë truk të thjeshtë, ngjyra çokollatë që keni marrë do të zgjasë për muaj të tërë

schedule10:27 - 17 Korrik, 2022

schedule 10:27 - 17 Korrik, 2022

Kur nxihemi, gjithçka është më e bukur. As që kemi nevojë për shumë grim dhe çdo veshje duket më mirë. Për ngjyrën më të bukur, nuk është e nevojshme të blini produktet më të shtrenjta në dyqane, mjafton të merrni disa përbërës në kuzhinën tuaj.

Preparate të ndryshme për nxirjen e diellit përmbajnë në to alkool i cili ka për detyrë të ftohë lëkurën tonë, por në terma afatgjatë kjo mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë, ndaj vajrat natyralë janë alternativa më e mirë. Vaji i ullirit është një ndër to.

Ky vaj përmban një përqendrim të lartë të antioksidantëve që zbusin efektet e dëmshme të rrezatimit UV. Por, nuk mund të na mbrojë plotësisht nga dielli. Aplikoni një shtresë të hollë vaj ulliri në mëngjes ose para mbrëmjes dhe bëni banja dielli për rreth dhjetë minuta.

Nuk duhet të ekspozoheni shumë në diell, pasi në këtë mënyrë vaji i ullirit do ta ushqejë lëkurën tuaj dhe do të sigurojë nxirjen perfekte. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të merrni nuancën që dëshironi, por do të zgjasë për shumë muaj.

Por, mund të përdorni vetëm vaj ulliri ekstra të virgjër që përmban një përqindje të lartë të vitaminës E. Përveç kësaj, preferohet që ai të ketë më shumë përbërës me veti antioksiduese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!